Kroacia shpërndan parlamentin, zgjedhjet në verë

Legjislatura e nëntë e Parlamentit të Kroacisë që nga pavarësia sot ka përfunduar punën e vet.

Kjo pasi që parlamenti votoi pro vendimin për shpërbërjen e parlamentin duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, raporton index.hr.

Shumica e deputetëve (105) votuan pro këtij vendimi, ndërsa ishin 8 vota kundër dhe 4 abstenime. Ky votim u përcoll nga protestat që zhvilloheshin jashtë objektit të Parlamentit.

Tani i mbetet Presidentit të zgjedhur së fundmi Zoran Milanovic që të përcaktojë datën e zgjedhjeve, ndërsa zgjedhjet duhet të mbahen në afatin më të afërt 30 ditor apo më së largu pas 60 dite që nga shpërndarja e parlamentit.

Në këtë legjislaturë ka qenë hera e parë që parlamenti kroat ka pasur një përfaqësuese shqiptare, Ermina Lekaj – Përlaskaj, e cila përfaqëson komunitetin shqiptar dhe 4 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.

Raportimi i BBC për zgjedhjet në Kosovë: Partitë opozitare arrijnë fitoren

Janë katër data eventuale që po diskutohen për zgjedhje, 21 apo 28 qershori dhe 5 apo 12 korriku.

Kroacia ka tejkaluar me sukses luftën ndaj pandemisë përkundër pritjeve që kishte për numër të lartë të vdekjeve.

Në ditën e 84 që kur është sfhaqur pandemia në Kroaci, janë konfirmuar gjithsej 2228 raste nga 54,829 testime.

Në tre ditët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 95 viktima.

Janë shëruar gjithsej 1946 pacientë kështu aktualisht në Kroaci mbesin 187 raste aktive me COVID-19.

Kroacia që nga java e kaluar ka lehtësuar në amsë të madhe masat e kufizimit, duke rihapur kafiteritë, restorantet dhe qendrat tregtare, ndërsa është në pritje të fillimit të sezonës turistike që është pika më e fortë e ekonomisë kroate.