Kroacia shpalos prioritetet e udhëheqjes së BE-së, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë kosovare

Duke kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë  Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić kanë prezantuar prioritet e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova tha se kryesimi i presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Kroacia është i një rëndësie të veçantë.

“Ky pranim dorëzim i presidencës është veçanërisht emocionues pasi do të jetë hera e parë që Kroacia shteti më i ri anëtar i BE-së merr këtë rol të rëndësishëm. Viti 2020 paraqet kohën për ndryshim dhe rinovim të projektit tonë të përbashkët kur lidershipi kërkohet më shumë së kurrë”, tha Apostolova.

Apostolova përmendi edhe fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE-të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke mos dhënë afate.

“Fqinjësia jonë do të kërkoj një perspektivë të qartë në rrugën përpara për zgjerimin ne një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ajo.

Sipas saj edhe Samiti i Zagrebit që do të mbahet në maj, është një hap i mirë për drejtë procesit të integrimit.

“Ngjarja më e rëndësishme politike do të jetë samiti i Zagrebit në maj, duke përqendruar një qasje të përgjegjshme ndaj fqinjësisë dhe vazhdimin e  një politike te besueshme dhe efektive të zgjerimit. 20 vjet pasi procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE u nis drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të mëtejmë ekonomik dhe ndërlidhjen në kontinentin Evropian”, shtoi tutje ajo.

Në anën tjetër Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, paraqiti programin e presidencës kroate të ndarë në 4 fusha.

“Një Evropë në zhvillim, një Evropë që lidh, një Evropë që mbron dhe një Evropë me ndikim. Përveç këtyre katër shtyllave në rendin e ditës ekzistojnë edhe disa detyra kryesore politike, përkatësisht: Korniza Financiare Shumëvjeçare, zgjerimi, konferenca për Ardhmërinë e Evropës dhe marrëdhëniet e reja me Mbretërinë e Bashkuar”, tha ajo

Ambasadorja kroate, tha që në Zagreb ka disponimin që Kosova të anëtarësohet në BE.

“Kosova është një kandidat potencial, kështu që ne i kushtojmë vëmendje të veçantë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve, dhe ju siguroj se ekziston vullneti i fortë në Zagreb për të përparuar “tha ajo.

Ambasadorja kroate tha që avantazhi më i madh i Kosovës është përqindja e lartë e të rinjve, por shtoi që për të vazhduar me reformat integruese duhet të formohen institucionet e reja.

”Të  gjitha sondazhet tregojnë një përqindje të lartë të mbështetjes për anëtarësimin në BE mes qytetareve të Kosovës. Natyrisht, qytetarët e Kosovës dëshirojnë të jetojnë një shtet të rregulluar, me prosperitet ku respektohet sundimi i ligjit dhe ku respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile , kjo është arsyeja thelbësore që të formohet qeveria sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të punohet në reformat e nevojshme”, theksoi ajo.

Shpresat e vjetra: Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor në vitin 2020