Treg në Zagreb. Foto: Travelandlifestylediaries

Kroacia rihap tregjet

Ministri kroat i Punëve të Brendshme dhe kreu i Autoriteteve Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, sot ka nënshkruar një vendim që lejon hapjen e tregjeve.

Në mes të pandemisë globale të COVID-19, fermerët kroatë kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj vendimeve e Qeverisë për mbylljen e  tregjeve, dyqanet, restorantet, kafenetë dhe baret dhe duke lejuar që vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e benzinës të mbeten të hapura.

Bozhinoviq tha se vendet e tregut do të funksionojnë sipas rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik.

Ai gjithashtu njoftoi se për shkak të festave të ardhshme të Pashkëve, supermarketet do të punojnë me orar të zgjatur pune, i cili më parë ishte shkurtuar, si masë parandaluese nga  Qeverisë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Deri tani, në Kroaci janë shënuar 1,343 raste me coronavirus, 19 prej të cilëve kanë vdekur ndërsa 179 janë shëruar.