Kroacia ndan 10 mijë vaksina për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grlić Radman pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla ka bërë të ditur që qeveria kroate ka ndarë një donacion të vaksinave anti COVID-19 për Kosovën.

“Qeveria kroate ka marrë vendim për një donacion prej  10 mijë vaksina për Republikën e Kosovës, e dimë që ky donacion do të jetë i mirë për mbrojtjen e njerëzve” , tha ai.

Deri më tani shteti i Kosovës nuk ka blerë asnjë vaksinë kundër COVID-19.

Në buxhetin e vitit 2021 Qeveria e Kosovës ka miratuar 40 milionë euro për qëllim të blerjes së vaksinave, por vaksinat ende janë duke vazhduar të merren vetëm donacion nga partnerët ndërkombëtarë.

Kosova është vendi i fundit në Evropë i furnizuar me vaksinën kundër COVID-19.

Më 28.03.2021 arriti kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina “AstraZeneca”, kundër coronavirusit, donacion nga UNICEF i programit COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kosova nuk e bleu asnjë dozë vaksine për COVID-19