Kroacia merr mbi 20 tonë pajisje mjekësore nga Kina

Autoriteti për mbrojtje të qytetarëve në Kroaci raportoi se një avion nga Kina ka zbarkuar të dielën në Zagreb me 12.5 tonë pajisje mjekësore përfshirë maska mbrojtëse, kostume dhe syze të sigurisë, si shkak i pandemisë COVID-19, raporton Balkan Insight.

Autoritetet gjithashtu raportuan se edhe një tjetër paketim prej 10 tonëve kishte ardhur të shtunën në një fluturim nga Shangai në Frankfurt dhe do sillet në vend gjatë kësaj jave.