Kroacia kalon në euro

Komisioni Evropian ka deklaruar se sot është koha e Kroacisë për kthimin e monedhës kroate kuna, në euro.

Sipas KE-së, sot, Kroacia bëhet vendi i 20-të që prezanton euron si monedhën e saj zyrtare.

Komisioni Evropian e ka cilësiar “ditë të mrekullueshme” për popullin e Kroacisë dhe evropianët në të gjithë zonën e euros.

“Futja e euros do ta bëjë më të lehtë udhëtimin dhe të bërit biznes në Kroaci.  Ai do të forcojë ekonominë e Kroacisë dhe do të sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë e saj” – thuhet në postimin e Komisionit Evropian.

Deri në fund të vitit 2023, kartëmonedhat dhe monedhat kuna do të mund të këmbehen me euro në zyrat postare, bankat komerciale dhe degët Fina, dhe më pas nga viti 2024 vetëm në Bankën Kombëtare Kroate.

Heqja simbolike e tabelës, laurës dhe drita e gjelbër e kalimit të lirë në vendin e ish-kontrollit kufitar në mesnatë do të shënojë hyrjen e Kroacisë si anëtarja e 27-të në zonën më të madhe të lëvizjes së lirë në botë.

Me hyrjen e Kroacisë në zonën më të madhe pa kufij në botë, hiqen kontrollet kufitare me të gjitha vendet e BE-së, ndërsa kufijtë me Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi bëhen kufijtë e jashtëm të BE-së.