
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Kroaci, një burrë dyshohet se ka vrarë me sëpatë një fëmijë dhe ka sulmuar ish-gruan e tij
06.1.2023 - 09:14
Një burrë 43-vjeçar nga Zagrebi i Kroacisë dyshohet se ka vrarë një fëmijë një vjet e gjysmë dhe ka sulmuar ish-gruan e tij 41-vjeçare dy ditë më parë, raporton index.hr.
Siç raportohet, mjeti që dyshohet që është përdorur për ta kryer këtë vepër është një sëpatë.
Personi i dyshuar më pas gjatë kohës sa ka qenë duke u larguar nga vendi i ngjarjes ka humbur jetën në një aksident trafiku.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe Policia e Zagrebit, të cilët raportohet të kenë treguar se personi i dyshuar për vrasje ka pasur masën e ndalimit familjar deri në mars 2021-ës.
Në anën tjetër, media raporton se një mjek është deklaruar për gruan që është sulmuar duke thënë se e njëjta ka plagë ‘brutale’.