Kroaci: Gruaja i paguan fatuarat në Postë dhe u njoftoi të pranishmit se është e prekur nga Coronavirus

Një zyre e Postës në Zagreb, është mbyllur pasi një grua e cila ka rezultuar pozitiv me Coronavirus dhe e cila duhej të ishte në vet izolim kishte hyr brenda dhe ka kryer disa  shërbime në këtë zyre të Postës.

Sipas dëshmitarëve okular që kishin qenë në zyre pasi gruaja kishte kryer shërbimet dhe pagesat ajo sipas dëshmitarëve shumë e qetë i informoj punëtorët dhe personat që ishin brenda për gjendjen e saj. Zyra postare menjëherë është mbyllur dhe është thirrur një epidemiolog.

“Në postë është një person e cila zyrtarisht është konfirmuar se është prekur nga COVID-19 dhe kishte marrë urdhër që të qëndronte në vet izolim, pra nuk është dashur të lëshonte banesën e saj. Në mëngjes kjo grua kishte shkuar në zyrat e Postës për të paguar disa fatura, dhe pasi përfundoi pagesat, ajo iu tha të pranishmëve se është e infektuar me Coronavirus, dhe i udhëzoi personat në zyre që të dezinfektojnë hapësirat. Në thjeshtë nuk kemi çfarë të themi më shumë, andaj ju lutem të gjithëve që jeni prekur nga pandemia COVID-19, qëndron në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet e institucioneve shëndetësore“ ka thënë për HRT(Radio Televizioni i Kroacisë) kreu i mbrojtjes civile për qytetin e Zagrebit, Valentin Rajkoviç, duke shtuar se kanë marrë shënimet e të gjithë personave që kanë qenë në zyre të Postës në ato momente.

Ata sipas udhëzimeve të Mbrojtjes Civile do të shkojnë në vet izolim.

Nga Departamenti për marrëdhënie me publikun nga Posta Kroate, kanë thënë se në bashkëveprim me Mbrojtjen Civile, dhe janë udhëzuar që të mbyllet posta e cila do të dezinfektohet menjëherë dhe të gjithë personat që kanë qenë në zyre do të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve shëndetësore që janë duke menaxhuar sitatën me pandeminë e Coronavirusit./Index.hr