Kriza në veri, shtyhet vizita e ministres Albulena Haxhiu në SHBA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vizita e saj e paraparë për në dhjetor në SHBA është shtyrë për një datë tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se vendimi për shtyrjen e kësaj vizite është bërë në konsultim me stafin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën”- ka potencuar ajo.

Haxhiu i quajti të pavërteta lajmet se asaj i është refuzuar nga SHBA.

“Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë”-ka shkruara ministrja Haxhiu në Facebook.