Kriza në veri, pamje të prezencës së KFOR-it dhe Policisë

Në disa pika statike në veri të Kosovës janë vendosur njësi të KFOR-it ndërsa janë parë edhe vetura të Policisë së Kosovës të vendosura në lokacione të ndryshme.

KFOR-i është vendosur në dy pika në Zubin Potok.

Dhe në dy pika në fshatin Rudar në vendin kur më 31 korrik 2022 u bllokua rruga me automjete të rënda nga serbët lokalë, të cilët synonin të pengonin zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat e automjeteve të regjistruara në Serbi, si dhe për dokumentet e identifikimit të Serbisë, me ç’rast do të kishte reciprocitet – qytetarëve serbë do t’u jepeshin deklaratë fletë për hyrje e dalje, sikurse vepron Serbia me qytetarët e Kosovës.