Kriza në ShSKUK - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për konkurset për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave të ShSKUK-së dhe tërheqjen e disa kandidatëve prej kësaj gare.

Konkurset janë të hapura për klinikat si: Neurologji, Psikiatri, Radiologji, Onkologji, Kirurgji të fëmijëve dhe Otorinolaringologji (ORL).

Pse u tërhoqën disa kandidatë nga gara për drejtorë të këtyre klinikave?

A pati dyshime për shkelje të procedurave në konkurs?

Pse mjekët nuk po flasin publikisht për ankesat e tyre në këtë konkurs?

Sa mjekë u dërguan në komision disiplinor për deklarimet në media lidhur me gjendjen në QKUK?

Lidhur me këtë temë po flasin Burim Karameta, deputet nga radhët e LVV, Armend Zemaj nga LDK, Bekim Haxhiu nga PDK dhe Florim Shefqeti, avokat.