Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kriza në Organin Shqyrtues të Prokurimit - LIVE
Kriza në Organin Shqyrtues të Prokurimit është tema e emisionit të sontëm “Kallxo Përnime”.
Të ftuar në emision janë Gordon Rayan nga kompania e rekrutimit (BDO), Eman Rrahmani deputet nga LVV, Diana Metushi Krasniqi hulumtuese nga KDI, Visar Prebreza nga KALXLO.com si dhe Isuf Zejna ekspert i prokurimit.
Gjatë emisionit transmetohet rrjedha e procesit të rekrutimit për bordin e OSHP-së dhe pse gjyqtarët vendorë nuk kanë përzgjedhur gruan e cila ishte me numrin më të madh të pikëve nga kompania BDO.
Që nga 31 marsi OShP ka mbetur pa bord duke ndikuar në bllokimin e shumë tenderëve.
Ardian Behra, Hasim Krasniqi, Faruk Rexha, Adem Spahiu dhe Ruzhdi Morina janë propozuar për anëtarë të bordit të OShP-së nga gjyqtarët vendorë.
Ndërsa kompania e rekrutimit BDO ka propozuar Vjosa Gradinaj Mexhuani, Ardian Behran, Ruzhdi Morinën, Boban Petkoviqin, Faruk Rexhën, Shqipe Hotin dhe Gazmend Gashin.
Në emision debatohet edhe për Ligjin e prokurimit dhe vërejtjet eventuale për të nga shoqëria civile dhe Oda Ekonomike.