18.02.2022 Kremlin spokesman Dmitry Peskov is pictured during a joint press conference of the Russian President Vladimir Putin and Belarusian President Alexander Lukashenko following their meeting, in Moscow, Russia. Sergey Guneev / Sputnik via AP

Kriza me Ukrainën, Kremlini mohon se 'ka plane konkrete' për samitin Putin-Biden

Nuk ka “asnjë plan konkret” për një takim mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë me gazetarët të hënën.

Biden është dakorduar në parim për bisedimet, të ndërmjetësuara nga presidenti francez Emmanuel Macron, megjithatë Shtëpia e Bardhë tha të dielën se do një samit i tillë do të mbahet vetëm “nëse nuk ka ndodhur një pushtim mbi Ukrainën në ndërkohë”.

“Është arritur një mirëkuptim esencial se është e nevojshme të vazhdohet dialogu në nivel ministrash. Është shumë herët për të folur për plane konkrete për organizimin e samiteve”, tha Peskov gjatë konferencës së tij.

“Natyrisht, ne nuk përjashtojmë që, nëse është e nevojshme, presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së mund të marrin vendim në çdo kohë për të pasur kontakte, me telefon ose personalisht. Do të jetë vendimi i tyre”, shtoi Peskov.

Nëse bisedimet ndodhin, ato do të përfaqësonin një zhvillim të madh diplomatik në një kohë negociatash të furishme. Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se Biden është i gatshëm të angazhohet me Putinin, edhe pse Biden po përgatit sanksione ekonomike në rast se një tjetër pushtim rus i Ukrainës ndodh.

Por, ashtu sikurse homologët e tyre rusë, zyrtarët amerikanë kanë minimizuar gjasat që samiti të ndodhë në të vërtetë, duke pasur parasysh atë që ata thonë se ka një mundësi tejet tw madhe që Putini mund ta nisë së shpejti një pushtim mbi Ukrainën.

“Ne jemi gjithmonë gati për diplomaci. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftën. Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë ndaj Ukrainës shumë shpejt,” ka deklaruar sekretarja e shtypit e Biden, Jen Psaki, përmes një deklarate për media të dielën mbrëma.

Vetëm disa orë përpara se të dilnin lajmet për samitin e mundshëm – pas telefonatave të vona të natës mes Macronit dhe Putinit dhe mes Macronit dhe Bidenit – SHBA paralajmëroi se posedonte të dhëna inteligjente të cilat sugjeronin se Putini tashmë u kishte dhënë urdhër komandantëve të tij në terren për ta pushtuar Ukrainën./CNN