Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Kriza energjetike, në Lipjan do të ndalet ndriçimi publik pas orës 23:00

Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vendosur që pas orës 23:00 të ndërpritet ndriçimi në të gjitha rrugët publike të Lipjanit.

“Ndriçimi publik në të gjitha rrugët publike do të ndërpritet nga ora 23:00, pritet të implmentohet së shpejti” – thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky vendim do të vlejë për të gjitha vendbanimet e Komunës së Lipjanit.

“Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike veprimet e reduktimit do të ndërmerren në të gjitha hapësirat publike, fushat e hapura sportive, shtigjet dhe rrugët” – thuhet tutje.

Nga komuna u tregua se në qytet do të ketë ndërprerje të pjesshme.