Kriza energjetike – LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet për krizën energjetike.

A kanë bizneset interesim për të marrë statusin e vetëkonsumatorit?

Sa është totali i megavatëve i instaluar në Kosovë nga vetëkonsumatorët?

A është i mjaftueshëm ‘tavani’ prej 100 kilovatëve nga investitorët dhe pse është i vendosur ky limit?

A u lejohet shtëpive që nuk janë të legalizuara të vendosin sistemin fotovolatik?

Sa është ‘tavani’ për prodhimin e energjisë solare në rajon?

Për të diskutuar për këto çështje të ftuar janë: Besiana Qorraj-Berisha nga Ministria e Ekonomisë, Viktor Buzhala nga KEDS, Lulzim Syla nga kompania “Elen” dhe Bujar Guci nga kompania “Unisolar” L.L.C.