Kriza energjetike, Kurti bashkëbisedoi me ekspertë dhe studiues nga diaspora

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë mbajtur një takim në mënyrë virtuale kanë mbajtur një takim virtual me një grup studiuesish nga mërgata të punësuar si hulumtues dhe profesorë në universitete e kompani evropiane në fushën e energjisë.

Kjo është bërë e ditur në bazë të njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti.

Pjesë e këtij takimi virtual ishin Alban Kuriqi nga Universiteti i Lisbonës në Portugali, me ekspertizë në energjinë e ripërtërishme, Fitim Kryeziu nga “Energinet”, operatori kombëtar në Danimarkë për transmetimin e energjisë elektrike dhe gazit natyror, Erald Pjetri nga Qendra Kërkimore ABB në Poloni; Kristian Sevdari, kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Adhurim Haxhi Musa nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grizons në Zvicër.

Sipas njoftimit deri të ky bashkëbisedim ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së vështirë energjetike në vend.

Po ashtu në këtë takim u diskutuat edhe për situatën aktuale të energjisë dhe për strategjinë për energjinë 2022-2030 që do të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë.

Në rast të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rreth 200 familje do të preken nga rritja. Këtu mund të shihni konsumatorët që do të preken në rast të rritjes së çmimit të rritjes.