Kriza e virusit në Prishtinë 20 mjekë të prekur nga Coronavirus 40 në vetëizolim

Komuna e Prishtinës është ndër më të prekurat në Kosovë sa i përket numrit të rasteve me COVID-19.
Marrë parasysh faktin që stafi mjekësor janë ata që kanë kontaktin e parë me këta persona, shumë prej tyre kanë përfunduar në vetëizolim dhe të infektuar nga ky virus.

Drejtori për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi për KALLXO.com ka thënë se nga 15 QMF-të në Prishtinë në total janë 20 mjekë pozitivë me coronavirus dhe 40 të tjerë janë në vetëizolim.
Tutje Gashi tha se deri tani me një strategji të brendshme arrijnë t’i mbulojnë dhe monitorojnë të gjitha shërbimet.
Prishtina këtë javë theu rekorde me numrin ditor të prekurve më COVID-19, ku për dy ditë radhazi ka mbi 100 raste të reja, kurse në total ka rreth 900 raste aktive.
Në Kosovë deri sot sipas të dhënave të IKSHP-së kanë vdekur 86 persona nga 4100 të prekur.

Prishtina e kalon 100-shin e të infektuarve me COVID-19 brenda ditës