Foto: BBC

Kriza e Jemenit: Pesë vjet uri, pesë vjet luftë (VIDEO)

Salwa al Odabei është në të njëjtën moshë si lufta civile pesëvjeçare e Jemenit.

Ajo ka dëmtim të trurit të shkaktuar nga kequshqyerja që ajo ka pësuar që kur ishte dy muajsh, raporton BBC.

Prindërit e saj janë midis 2 milionë jemenasve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit.

Babai i saj thotë se familja nuk mund të paguajë për ndonjë trajtim tjetër mjekësor.

Vendi përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë, me pandeminë COVID-19 që ia shtua edhe efekteve të luftës.

Ka paralajmërime se miliona fëmijë në Jemen mund të vuajnë nga uria nëse ndihma ndërkombëtare nuk rritet në mënyrë dramatike.