Lajm i Fundit, Coronavirus

Kriza e Covid 19, QKUK-ja i pezullon pushimet e mjekëve

Pushimet vjetore të stafit mjekësor të ShSKUK-së janë pezulluar deri më 1 gusht 2020.

Kështu ka thënë në një deklaratë per media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Nuk është anuluar i gjithë pushimi sepse u takon por vetëm është pezulluar deri me 1 gusht për shkak të situatës”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e komitetit ku një ndër vendimet është edhe që për shkak të ngarkimit të Klinikës Infektive, asaj të Pulmologjisë dhe Qendrës së mjekësisë sportive, pacientët me COVID-19 të pranoj tash e tutje edhe Klinika e Neurologjisë.