Kriza e COVID-19 mbyllet gjimnazi në Prishtinë

Numri i shkollave që po kalojnë në skenarin C (online) po vjen duke u rritur që nga fillimi i këtij viti të ri shkollor.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala për Kallxo.com ka treguar se gjimnazi “Ahmet Gashi” kalon në skenarin C pasi këtu rezultuan me virus 17 nxënës dhe 5 mësimdhënës.

Shala tutje tha se janë duke pritur rezultate të reja nga IKSHP për shkolla tjera.

Në komunën e Prishtinës deri tani pesë shkolla kanë kaluar me skenarin C.

Shkollat që kanë kaluar në mësim online janë: SHFMU “Xhemail Mustafa” , SHFMU “Anton Z. Çajupi”, SHFMU “Dëshmorët 1921”, SHFMU “Azemi e Salihu”, si dhe shkolla e muzikës SHML”Prenk Jakova”, kurse nga nesër pritet të bashkohet edhe gjimnazi shoqëror “Ahmet Gashi”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti para dy ditësh deklaroi se shkollat kalojnë në sitem online atëherë kur më shumë se 5% e stafit dalin të infektuar me COVID-19.

Mësimi online mbahet dy javë deri në ri testim.

Komuna e Prishtinës sqaron se në cilat raste shkohet me mbyllje të shkollave