Kriza e Coronavirus: Vdes mjeku i dytë i infektuar

Spitali i përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar për vdekjen e kirurgut të këtij spitali Dr. Ali Tolaj.

Në njoftim thuhet se Tolaj ka qenë në krye të detyrës qysh nga fillimi i pandemisë duke rezultuar edhe vetë më këtë virus me të cilin nuk arriti ta fitojë betejën.

“Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije.
Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm,” thuhet në njoftimin e Spitalit.

Ata tutje u shprehin ngushëllime gjithë stafit, kolegëve dhe familjarëve të tij duke bërë thirrje qytetarëve tu përmbahen rregullave sa më shumë për parandalimin e këtij virusi.

Dr.Tolaj është viktima e dytë e virusit nga radhët e punonjësve shëndetësorë.

Mjeku tjetër nga komuna e Vitisë Fadil Zuka vdiç gjatë kësaj jave poashtu pasi ishte i prekur nga virusi.

Deri më tash në Kosovë numri i personelit shëndetësor që janë infektuar me Covid – 19 ka arritur në 500, 120 prej të cilëve janë mjek.