Foto: KALLXO.com

Kristë Gjoka dhe zyrtarët e tjerë policorë shpallen fajtorë për dhunën brenda stacionit

Ish- Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj së bashku me Shaban Limanin,  Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi e Milot Ukajn janë dënuar nga ana e Gjykatës së Gjlanit në lidhje me veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Kristë Gjokaj është dënuar me  burgim prej 120 ditësh, dënim ky i cili u zëvendësua me gjobë prej 2 mijë eurosh me pëlqim të të njëjtit.

Policëve të tjerë Gëzim Biblekaj dhe Agron Idrizit i janë shqiptuar dënimet me nga 90 ditë burgim i cili është zvëendësuar me gjobë prej 1 mijë euro.

Milot Ukajt i është dhënë dënimi me burgim prej 150 ditësh por edhe ky dënim është zëvendësuar me gjobë prej 1 mijë e 500 euro ndërsa Sh. L. i është shqiptuar dënimi me 90 ditë burgim por është zëvendësuar me 700 euro gjobë.

Ndërkohë i akuzuari epror policie në atë kohë, Bekim Preqi, është liruar nga akuza për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Gjykata e Gjilanit ka njoftuar se ish- komandanti i policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, duke qenë në pozitën e Komandantit në Stacionin Policor në Gjakovë, me datë 14.11.2018, rreth orës 02:55 minuta, në objektin e Stacionit Policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R. nga Prishtina, në atë që mënyrë që derisa i njëjti ishte i arrestuar dhe prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale.

Kjo është vërtetuar në bazë të raportit policor.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”.

Të akuzuarit Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi dhe Milot Ukaj gjatë detyrës zyrtare, si zyrtarë policor, sipas njoftimit të gjykatës kanë keqtrajtuar tani të dëmtuarin M. R., në atë mënyrë që përderisa i njëjti ishte arrestuar dhe i prangosur për shkak të dyshimit se kishte kryer vepra penale, me qëllim që të nxjerrin informacione, të dëmtuarin godasin me duar dhe këmbë në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizime publike”.

I akuzuari Shaban Limani duke qenë në pozitën e përgjegjësitë për Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor në Gjakovë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që rreth orës 04:24 minuta u ka mundësuar të akuzuarve Ukajt, Biblekajt dhe Idrizit,  të futen në qelinë ku ndodhej i dëmtuari M. R., ku të njëjtit e keqtrajtojnë, duke e sulmuar fizikisht.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​