Pamje nga ekspozita  'Udhëtim frymëzues i minatorëve'. Foto: KALLXO.com.

Kristalet e Minierës së Trepçës ekspozohen në Muzeun Kombëtar - FOTO

Është hapur sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës (MKK) ekspozita “Udhëtim frymëzues i minatorëve”.

Në këtë ekspozita të përgatitur nga Driton Avdiu, janë ekspozuar mineralet dhe kristalet e famshme të Minierës së Trepçës në Mitrovicë.

Ekspozita është hapur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe në kujtim të “Javës së minatorëve”.

Ekspozita “Udhëtim frymëzues i minatorëve” është hapur nga Muzeu i Shtetëror i Mineraleve  dhe Kristaleve të Trepçës, në bashkëpunim me MKK-në.

 Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 shkurt 2023 në MKK.

Pamje nga ekspozita  ‘Udhëtim frymëzues i minatorëve’. Foto: KALLXO.com.