Foto: imageBROKER 

Kriminelët të cilët u kapën falë Google Maps

Policia, me sa duket, thjesht pëlqen ta përdorë aplikacionin Google Maps ndërkohë që është në ndjekje të të gjitha llojeve të njerëzve të këqij.

Google Maps po bëhet gjithnjë e më popullore çdo ditë. Ndërkohë që civilët e përdorin atë për gjithçka, nga navigimi deri te kërkimi i një vendndodhjeje të saktë, policia e përdor këtë aplikacion për ti gjuajtur kriminelët. Next Web shkruan se një numër i madh policësh në Shtetet e Bashkuara i përdorin të dhënat e vendndodhjes së Google gjatë hetimeve zyrtare. Kjo taktikë ka ngritur shqetësime për privatësinë dhe arrestimet false, por në të njëjtën kohë ka ndihmuar në zgjidhjen e krimeve reale. Këta janë pesë kriminelët që u kapën falë Google Maps.

Rrëmbyesi

Çështja e rrëmbimit dhe abuzimit seksual të vitit 2017 u zgjidh falë një urdhri të dhënë në polici nga të dhënat nga Google Maps. Viktima vuri re se sulmuesi në një telefon Samsung përdorte Google Maps, kështu që policia e përdori këtë informacion për t’i dhënë Google një urdhër për numërimin e pajisjeve që ishin përdorur në lokacionet që ndërlidheshin me krimin, shkruan NBC News.

Kjo i ndihmoi ata të gjenin një person që më vonë u akuzua për të shtatë krimet në lidhje me sulmin dhe mori mbi 100 vjet burg.

Vrasësi mafioz

Një anëtar i mafias, vrasësi i akuzuar, la një sërë gjurmësh dixhitale – nga adresa e një shitësi perimesh aty pranë te një foto e restorantit të tij italian në Facebook. 61-vjeçari u kap në Spanjë gati 20 vjet pasi u arratis nga një burg në Romë.

Dy grabitësit

Në vitin 2009, dy binjakë rrahën një 14-vjeçare në Holandë. Gjashtë muaj më vonë, viktima kontrolloi Street Vieë dhe identifikoi sulmuesit. “Regjistrimi është bërë pak çaste para krimit”, ishte deklarata e bërë nga policia. Pasi Google hoqi mjegullimin e fytyrës, policia bëri të mundur identifikimin dhe përfundimisht – arrestimin e autorit. Njëri prej tyre më vonë u deklarua fajtor.

Tre tregtarë heroine

Tre tregtarë të dyshuar u kapën në vitin 2017 pasi u panë duke shitur drogë në Google Street Vieë. Të dyshuarit janë në mesin e shtatë personave të arrestuar gjatë një operacioni të policisë sekrete, shkruan New York Post.

Hajduti

Street Vieë gjithashtu filmoi një hajdut të dyshimtë në një karvan i cili u arratis me 16,300 dollarë plaçkë. Hajduti u identifikua me ndihmën e Google Maps nga djali njëmbëdhjetë vjeçar i pronarit të një prej automjeteve të prishura. Policia më vonë arrestoi të dyshuarin pasi Google u dha atyre foto të paqarta të rrugës.