Krimi mbi sinjalizuesit

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen rrëfimi për kosovarët që ndëshkohen për shkak se raportuan korrupsionin.

Kush i mbron sinjalizuesit e korrupsionit nëpër institucione?

Si është penalizuar Alban Pozhegu, sinjalizues në Fondin Shëndetësor të Kosovës, pasi nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë që do të dëmtonte buxhetin e Kosovës?

Çka po ndodh me sinjalizuesin Fadil B. Hoxha, kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve në RTK, i cili është degraduar pas raportimit njëvjeçar të rasteve të ndryshme lidhur me RTK-në në Polici, Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe në media?

Pse “Sejdiu & Qerkini” ka vendosur t’i luftojë të dyja këto kauza të sinjalizmit pro-bono në gjykatë duke i mbrojtur sinjalizuesit?

Pse Agjencia Kundër Korrupsionit ka pak sinjalizues?