Krimet etnike - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për stigmatizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.

Në emision transmetohen pamje ekskluzive të rrahjes në qendrën tregtare në Prizren.

Gjithashtu tregohet nëse kanë nisur hetimet për raportimet se në Gjakovë disa të rinjve të komuniteteve nuk u është shërbyer në një kafene.

Në lidhje me këto zhvillime, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, flet për diskriminimin në Kosovë.


Në pjesën e dytë të emisionit publikohen pamjet e operacioneve të Administratës Tatimore të Kosovës ndaj bizneseve të cilat nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve.

Në këto pamje, pronarët e të bizneseve tregojnë arsyet për mosregjistrimin e punëtorëve.