Krimet Ekonomike me aksion në tri komuna

KALLXO.com ka kuptuar se Prokuroria e Pejës së bashku me departamentin për hetimin e Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar bastisje në tri komuna. Sipas burimeve të KALLXO.com aksioni ka të bëjë me ndërtime pa leje. KALLXO.com merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar në Pejë, Klinë dhe në Istog.