Krimet Ekonomike me aksion në Komunën e Graçanicës, shoqërohen në Polici dy persona

Dy persona janë shoqëruar në Polici, pas një aksioni të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në Komunën e Graçanicës, sot më 26.12.2024.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së aksionit, por ka thënë se informata shtesë do të bëhen të ditura për publikun, pas kompletimit të operacionit policor.

“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë.” – ka thënë Kelani për KALLXO.com.

Sipas tij, operacioni është realizuar në bashkëpunim e koordinim me organet e Drejtësisë.