Krimet e rënda marrin në dorë rastin e kërcënimit të Drita Hajdarit

Njësiti i Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës do të hetojë rastin e kërcënimit të Prokurores Speciale, Drita Hajdari.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se tashmë ka nisur gjurmimi i të gjithë kërcënuesve.

Sot në mëngjes, prokurorja kishte lajmëruar në polici se është kërcënuar nga disa persona.

Hajdari është prokurorja në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar janë Adem Grabovci dhe të tjerët.

Të gjithë të akuzuarit në këtë rast janë liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mbrëmë, prokurorja foli në thellësi lidhur me lëndën “Pronto”, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’