Krijohet Pullë Postare më logon e Lojërave Olimpike Dimërore

Filatelia e Postës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë ka  lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me logon “Lojërat Olimpike 2022”.

Ky lajmë është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Posta e Kosovës në rrjetin social Facebook.

“Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin – Kinë”, thuhet në njoftim e Postës së Kosovës.

Në këto lojëra olimpikë, Kosova ka garuar për herë të para me dy garues. Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri ishin dy garuesit që përfaqësuan Kosovën në këto Lojëra Olimpike Dimërore.

Republika e Kosovës ishte në mesin e 91 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.

Ekipi Olimpik i Kosovës sot gjatë ditë do të kthehet në Kosovë.