Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com
Kreut të FFK-së i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak
18.4.2023 - 16:36
Kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Prishtinës.
Një gjë të tillë për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i Ademit, Labinot Murati.
“Po në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore ju ka ndërpre masa e arrestit shtëpiak”- tha Labinot Murati.
Agim Ademi gjendej nën masën e arrestit shtëpiak që nga 23 mars e këtij viti.
Prokuroria Themelore e Prishtinës në kohën e ndalimit kishte njoftuar se Ademi po dyshohet se ka kryer dy vepra penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Raportimet për kreun e FFK-së – LINK