Kreu i PDK-së sot prezanton kabinetin e 'Qeverisë në hije'

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do ta prezantoj vizionin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.

Sipas njoftimit për media, transmetimi i këtij video-adresimi do të bëhet në të gjitha rrjetet sociale dhe mediat të cilat shprehin interesim për ta transmetuar sot në orën 18:00.

Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe opozitare në vend.

Si parti opozitare ajo praktikon krijimin e kabinetit për qeverisje të mirë.

Në këtë kabineti kryesisht janë figura të kësaj partie të cilët në rast të fitores së partisë emërohen ministra të qeverisë.

Përmes Kabinetit për Qeverisje të Mirë, PDK transmeton vizionin qeverisës të së ardhmes së tyre si parti nëse fitojnë zgjedhjet.

Përveç kësaj, ky kabineti monitoron dhe mbikëqyrë punën e qeverisjes aktuale e cila drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).