Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Kreu gjueti të kundërligjshme, arrestohet një burrë në Podujevë

Një burrë është arrestuar në fshatin Orllan të Podujevës, nën dyshimin se kreu gjueti të kundërligjshme.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Ndërsa, nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie, një fishek dhe një gëzhojë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është liruar.

Rasti, që ka ndodhur më 30.01.2025, është iniciuar si: “gjueti e kundërligjshme/armëmbajtje pa leje”.