Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kreshnik Husaj premton çerdhe në secilin fshat të Pejës

Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Partisë Demokratike te Unitetit, Kreshnik Husaj në DebatPernime ka thënë se synon që në secilin fshat të Pejës të hapet nga një çerdhe.

Përveç çerdhes, Husaj ka folur edhe për mbrojtjen e monumenteve historike.

“Kalaja e Lipës dhe shumë monumente historike duhet të kenë mbrojtje të veçantë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. E përgëzoj drejtorinë për mbrojtjen deri më tash. Sa i përket çerdhes ne në programin tonë kemi planifikuar në çdo fshat apo varet nga numri i nxënësve do të ketë çerdhe. Mirëpo edhe sa i përket fshatrave që e kapin shumicën e Rugovës dihet të kenë mbrojtje të veçantë. Sa i përket transportit në shtrimin e asfaltit ën disa fshatra Lipë e Shkrel. Rruga s’është e hapur fare”, është shprehur Husaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Pejës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës: Gani Veselaj – kandidat i pavarur; Gazmend Agusholli nga LVV; Gazmend Muhaxheri nga LDK; Kreshnik Husaj nga PDU dhe Rrustem Berisha nga AAK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Pejës: Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Xhenet Syka Kelmendi nga LDK; Arlinda Selmani dhe Vera Kolgjeraj nga AAK; Arta Nallbani dhe Flutra Kasapolli nga PDK; Eleonora Bala dhe Hidajete Nikçi nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.