Krerët e shtetit kujtojnë Arbën Xhaferin në 7 vjetorin e vdekjes

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot në shtatë vjetorin e vdekjes së tij, intelektualin dhe politikanin, Arbën Xhaferi.

“Në shtatë vjetorin e vdekjes, sot kujtojmë intelektualin dhe politikanin e madh, Arbën Xhaferi. Trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi në postimit e tij ka shtuar se Arben Xhaferi do të mbetet njëri nga idhtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitetit evropian të shqiptarëve në tri dekadat e fundit.

Arbën Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes së tij e ka kujtuar edhe krye parlamentari Kadri Veseli.

“7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferi, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar. Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij”, ka shkruar Veseli.

Sipas Veselit, Xhaferi  njihet edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit.