Flamuri i Bashkimit Europian. Foto: Kirsty Wigglesworth/AP

Krerët e BE-së Zbarkojnë në Prishtinë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Hahn sot do të vizitojnë Kosovën.

Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.