‘Kreolët e Ballkanit’ shfaqet sot në Teatrin Kombëtar
Drama “Kreolët e Ballkanit” me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, shfaqet sot reprizë në ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Drama trajton fëmijë-kreolë të lindur nga martesa të përziera.
Gjatë ish-Jugosllavisë, këta fëmijë-njerëz ishin të favorizuar për çdo punë dhe veçanërisht të mbështetur në marrjen e pozicioneve të ndryshme të larta shtetërore. Por, gjithçka ndryshoi me fillimin e shpërbërjes së ish- shtetit jugosllav.
Drama “Kreolët e Ballkanit”, e shkruar dhjetë vjet para luftës në Kosovë (1989), parashikon se çfarë do të ndodhë midis kombeve në situatë konflikti.
E gjithë historia zhvillohet midis dy personazheve: Hekuranit dhe Inspektorit, të cilët përfaqësojnë thelbin e konfliktit shqiptaro-serb.
Në shfaqje luajnë: Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri.