Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krenare Pireva Nuçi: Kam 10 vite përvojë akademike dhe e shoh si mundësi të kontribuojë në KShC

Krenare Pireva Nuçi, profesoreshë në Kolegjin “UBT” dhe kandidate për anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka treguar në emisionin “Kallxo Përnime” disa nga motivet që e kanë shtyrë për të aplikuar për këtë pozitë.

Ajo tha se për shkak  të përvojës së saj të gjatë në botën akademike, për 10 vite, ka dëshirë të japë kontributin e saj edhe në KShC.

“Si opsion e kam pasur qysh para disa vitesh dhe motivi kryesor është se jam në proces të të gjitha profileve, studentë, profesorë , menaxhment dhe besoj proceset që jemi duke i ndjekur janë analizuar prej anës dhe kam ardhur në përfundim se mundem me shty përpara disa procese”, tha Pireva Nuçi në “Kallxo Përnime”.

www.kallxo.com