Gazmend Muhaxheri, Krenare Luta - Radoniqi, Xhenet Syka. Foto: Komuna e Pejës

Krenare Luta - Radoniqi zgjidhet drejtoreshë e Teatrit ‘Istref Begolli’ 

Pas më shumë se pesë vitesh, Teatri i Qytetit të Pjesë, “Istref Begolli”, është bërë me drejtor të përgjithshëm. 

Krenare Luta– Radoniqi është zgjidhur drejtoreshë e Teatrit të Qytetit të Pejës, “Istref Begolli”.  

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Pejës përmes ueb-faqes së saj zyrtare. 

Sipas njoftimit të Komunës, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha e Kulturës në këtë komunë, Xheneta Sylka kanë prezantuar drejtoreshën e re të Teatrit “Istref Begolli”. 

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i uroj mirëseardhje dhe punë të mbarë drejtoreshës së përgjithshme të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” në Pejë, Krenare Luta-Radoniqi. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i uroj mirëseardhje drejtoreshës Luta-Radoniqi, të cilën e njoftoi  për Këshillin Profesional të Teatrit, pastaj për trupën artistike, e cila duhet të kompletohet, sepse është e përbërë, prej 7 personave, ku duhet me qenë 10 persona”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës. 

Teatri i Pejës, “Istref Begolli” që nga 2015 ka funksionuar pa drejtor.