Kremlini: Ndryshimi i politikës bërthamore, sinjal për Perëndimin
Kremlini ka thënë të enjten (26.09.2024) se ndryshimi i politikave se ndryshmet në doktrinë ruse të armëve bërthamore, paraqitur nga presidenti Vladimir Putin duhet të lexohet si një sinjal nga vendet e Perëndimit se do të kishte pasoja nëse do të merrnin pjesë në sulme ndaj Rusisë, raporton Reuters.
Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale. Ai tha se çdo sulm ndaj Rusisë me mbështetjen e një fuqie bërthamore do të konsiderohej nga Moska si sulm i përbashkët.
Vendimi për ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse përkon me diskutimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani lidhur me mundësinë e lejimit të Ukrainës që ta godasë Rusinë me raketa konvencionale perëndimore.
Putini tha në hapje të takimit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, se doktrina e re bërthamore reflektonte ndryshimet globale të cilat paraqesin rreziqe dhe kërcënime të reja për Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ndryshimet tashmë janë formuluar në dokumentin e titulluar “Themelet e Politikës Shtetërore në Sferën e Neutralizimit Bërthamor”. I pyetur nga reporterët nëse ndryshimet do të ishin sinjal për Perëndimin, Peskov ka thënë: “Ky duhet të konsiderohet sinjal definitiv”.
“Ky është një sinjal që paralajmëron këto vende për pasojat nëse marrin pjesë në një sulm ndaj vendit tonë me mjete të ndryshme, dhe kjo nuk është e thënë vetëm me armë bërthamore”, ka thënë Peskov.
Bota, ka thënë Peskov, ishte dëshmitare e “një konfrontimi të pashembullt” në të cilin, sipas tij, u provokua prej “përfshirjes direkte të vendeve perëndimore, përfshirë fuqitë bërthamore”, në luftën e Ukrainës.
Peskov ka thënë se më vonë do të vendoset nëse do të publikohet apo jo doktrina e re bërthamore.
Në dokumentet e fundit të publikuara thuhet se Rusia mund të përdorë armët bërthamore në rast të një sulmi atomik prej një armiku ose të një sulmi konvencional që kërcënon qenien e shtetit rus.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com