Digital device users spending time together. Group of men and women using laptop computers, tablet, smartphone. Vector illustration for web browsing, internet surfing, public access concept

Krejt ‘online’, as 2% nuk është numri i atyre pa qasje në internet sivjet

Anketa e institucionit të statistikave në vend, ASK, nxjerrë në pah të dhëna ku thuhet se gati çdo familje në Kosovë pati qasje në internet sivjet.

“Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2022 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në Internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisjeje, me 97.9%. Ndërsa, 1.8% e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në Internet nga asnjë lloj pajisjeje”- njoftoi ASK.

Po ashtu, nga të dhënat, rezulton se përdorimi i Internetit nga meshkujt dominon me 55.2 për qind, krahasuar me femrat me 43.6 për qind.  Ndërsa, grup-mosha që ka pasur qasje në Internet me përqindje më të lartë është grup-mosha 35-44 vjeçare me 21.8 për qind.

ASK tregon se sa u përdor interneti për të blerë mallra dhe shërbime

“Ndërkaq, përdorimi i Internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes Internetit në tre muaj para intervistës ishte 51%”- thuhet në anketë.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e anketës “Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2022”.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individë të kategorisë 16-74 vjeç.