
Foto: Elbert Krasniqi, Facebook
Krasniqi vazhdon fushatën zgjedhore: Qytetarët nga secili rajon janë rreshtuar me IRDK
Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, po vazhdon fushatën elektorale për zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025.
Krasniqi ka thënë se në tubimin e mbajtur më 02.02.2025 në Shtime nuk ka munguar fryma e fitores.
Sipas tij, qytetarët nga secila komunë e secili rajon janë rreshtuar me IRDK.
Fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar zyrtarisht më 11.01.2025.
Partitë politike po mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.
Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.
Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:
– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;
– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.