Foto: Elbert Krasniqi, Facebook

Krasniqi vazhdon fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit: Istogu është IRDK

Kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), po e vazhdon fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Më 25.01.2025 ai ka mbajtur tubim me qytetarë në Istog.

Ndërsa ka thënë se IDRK-në në këtë qytet kanë qenë gjithmonë të parët.

“Në Istog gjithmonë kemi qenë të parët. Kështu do të mbetet përherë sa të kemi IRDK dhe sa të kemi këtë përkrahje. Pa asnjë dyshim e asnjë dilemë Istogu është 111 % IRDK”- është shprehur ai.

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është partia e parë politike e Egjiptianëve të Kosovës.

Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht mё 11.01.2025.

Për njё muaj, partitë politike pritet të mbajnë tubime elektorale me qytetarët, për të fituar besimin e tyre në garën për zgjedhjet parlamentare të 09.02.2025.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1,280 kandidatë.

Sipas Ligjit, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë:

– të organizojnë dhe të mbajnë tubime/ngjarje politike, tryeza të rrumbullakëta, konferenca për shtyp, fjalime, ose ndonjë aktivitet tjetër të ngjashëm, përmes së cilave ata mund t’i shprehin lirisht mendimet e tyre – me qëllim të fitimit të përkrahjes nga votuesit e tyre;

– të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe, reklama dhe material tjetër lidhur me një fushatë zgjedhore; të bëjnë fushatë përmes cilitdo operator televiziv, të radios apo kabllor, gjithashtu edhe përmes revistave, shtypit, rrjetit telefonik, sistemit postar ose çdo lloj mjeti tjetër reklamues – në pajtim me rregullat e KQZ-së dhe ligjet tjera në fuqi.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.