Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi tregon për pozicionet që kanë ndryshuar në buxhetin e vitit 2021

Në debatin “KALLXO Pernime”, me Jeta Xharrën është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike në vendin tonë dhe miratimin e buxhetit për vitin 2021.

Në këtë debat, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, ka folur nëse është mundësi që të rishikohet buxheti i miratuar gjatë këtij viti.

“Unë dua të theksoj që ky buxhet kështu siç është miratuar me pak ndryshime, është miratuar buxheti i cili është pergaditur në Ministri të Financave dhe është aporvuar në Qeveri. Shumë gjëra që është deklaruar prej kohës kur buxheti ka qenë në Kuvend nuk është përfshirë në buxhet”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka sqaruar se cilat pozicione kanë ndryshuar në buxhetin e vitit 2021.

“Një pozicion që ka ndryshuar është në pjesën e strukturës së shpenzimeve, e që është blerja e vaksinës që është rreth 40 milionë , dhe niveli tjetër i shpenzimeve është niveli i asaj që është aprovuar në qeveri, ndërsa ndryshimet tjera të proklamuara nuk kanë ndodhur pasi që edhe ata që kanë proklamuar që vullneti dhe dëshira është diçka tjetër e realiteti ekonomik diçka tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Debatin e plotë të “KALLXO Pernime”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: