Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi tregon detaje për takimin me Lajçakun dhe Escobarin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbështet dialogun për një marrëveshje me njohje të ndërsjellë pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.

Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se me Lajçak dhe Escobar kanë diskutuar edhe për rolin e partisë së tij në zhvillimet politike në vend.

“Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend”, ka shkruar Krasniqi.

Escobar dhe Lajçak dje kanë filluar vizitën e tyre dy ditore në Kosovë, ata kanë takuar presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa sot kanë takuar krerët e partive politike në vend.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak dhe Escobar pritet të vizitojnë edhe Serbinë.

Escobar dhe Lajçak takojnë kryetarët e partive politike në Kosovë