FOTO KALLXO

Krasniqi – Thaçit: A jeni kontaktuar nga Erdogani para deportimit të shtetasve turq?

Pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaci e filloi intervistimin e tij Komisionin Hetimor Parlamnetar për deportimin e shtetasve turq, anëtari i këtij komisoni nga PSD, Frashër Krasniqi tha se kjo është strategji e Thaçit.

“Strategjia e presidentit paska qenë me ardhë me bë pyetje, Kuvendi nuk i jep përgjegjësi presidentit, z. president, ju i keni anëtarët e juaj këtu të PDK-së, këtu po angazhohen ekspert me e zbulu një cështje e jo me shkrujt libra autobiografik”, tha Krasniqi.

Intervistimi i Thaçit është duke vazhduar në komision me debate mes deputetëve.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi sërish u kërkoi llogari deputetëve për eskpertin ndërkombëtar në rastin e ‘gylenistëve’.

“Ju falenderoj secilit për opinionet e juaja mes vete, çka keni me parti politike leni në Kuvend atje jo me mua. Përsëri për hir të opnionit pyetja ime është shumë legjitime dhe nuk mendoj që ka diçka të dëmshme. Për angazhimin e ekspertit ndërkombëtar e ka dhënë ndonjë opinion zyra ligjore e Kuvendit”, tha Thaçi.

Ndërkaq, kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveçla kërkoi nga presidenti t`u tregojë se çfarë bazë ka për këtë kërkesë.

Ndërkaq, presidenti tha se është e drejta e tij të di se ku do t’i adresohet deklarata.

“Është e drejta ime si president, para se të shkojë deklarata ime në duart e ndonjë ndërkombtari. Cili institucion legal ka dhënë pëlqimin për ekspertin ndërkombëtar. Nuk pranoj me hy ne eskpertizë të ndonjë individi ndërkombtar”, tha ai.

 

https://kallxo.com/presidenti-kerkon-ta-dije-si-u-zgjedh-eksperti-ne-komisionin-hetimor-per-gylenistet/

Para kësaj here Thaçi katër herë radhazi nuk kishte shkuar për t’u intervistuar në komision. Njëra ishte para tre ditësh, ku Thaçi për herë të parë kishte kërkuar që ta shtyjnë atë për sot.

Ndërsa herave të tjera anëtarët e komisionit arsyet e mos shkuarjes së tij për intervistim në komision i merrnin përmes mediave.

Presidenti Hashim Thaçi raporton para Komisionit Parlamentar Hetimor për deportimin e shtetasve turq

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 26 avril 2019