Krasniqi: S'ka më listë të pritjes në QKUK për rezonancë magnetike

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka njoftuar se nga nesër pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike.

Krasniqi thotë se pavarësisht fokusit në luftën kundër COVID-19, është arritur të largohet në terësi lista e pritjes.

“Nga neser pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike. Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është  arritur të eliminohet në terësi lista e pritjes”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, të dielën.