Jakup Krasniqi - Foto: KALLXO.com
Krasniqi: Rrijmë në opozitë, qafën nuk ia afrojmë askujt
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi duke këshilluar Lëvizjen Vetëvendosje që të kenë kujdes me gjuhën e përdorur, ka thënë se Nisma nuk e ka problem të mbetet edhe në opozitë.
Sipas Krasniqit Vetëvendosje nuk mund ta përdor gjuhën e njëjtë që ka përdorur kur ka qenë opozitë, raporton rtv21.
“Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar. Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi.”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi në Facebook.
Mbrëmë në emisionin “Argument plus”, në RTV 21, Galuk Konjufca nga Vetëvendosje, ka thënë se Nisma e ka kaluar pragun pas ndërhyrjeve politike.
”Konisderoj qe kjo aryse ka të bëjë me fitoren e VV në këto zgjedhje, po t’i kishte fituar VV vetë 10% apo 15% të zgjidhjeve rezultatet ishin çertifikuar moti. Po pikërisht që VV ka dalë e para kjo i ka pengu shumë faktorëve në Kosovë. Prnadaj kemi hasë e kemi vërejt në dy qëllime të caktuara në lidhje me këtë që po ndodh. Pra motivi konsiton në dy qëllime. Qëllimi i parë do të thoja përpjekja me deskretitu atë rezultatin objektiv të zgjedhjeve edhe kjo si element kryesor e ka se vullneti i qytarëve ishte përcaktim i qartë për ndryshime. Pra që të gjithë atë tirponin e PAN-it me qu në opozitë, VV-në me qu të parën e LDK-në të dytën. Kjo është rezultati objektiv i zgjedhjeve dhe kjo nuk i ka pëlqy dikujt, prandaj janë përqëndru në te gjitha forcat me zvarrit procesin, me i lodh qytetarët m’i zhgenjy ata. Jonë qu i madh e i vogël në KQZ që me e përfshi Nismën, me e bo subjekt paralemntar, e kaloj pragun pas ndërhyrjes politike. Kemi të bëjmë me një proces të ndryshimit të rregullave gjatë një procesi zgjedhor’‘, ka thënë Konjufca./RTV21