Krasniqi: Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di në çfarë drejtimi është duke shku

Kryetrari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi menjëherë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti tha se ka dalur nga takimi jo shumë i sigurt që qeveria e din se çfarë rruge kanë hyrë e si do të dalin në fund të saj.

Krasniqi tregoi se dje i ka dërguar kryeministrit Kurti letër për shqetësimin e madh lidhur me situatën në pjesën veriore të vendit pas sipas tij janë hy në një fazë që nuk ka epilog të qartë kurse potencialin për përkeqësim e ka të madh.

Krasniqi shtoi se kishte diskutim rreth asaj se si është situata si ka ardhur deri këtu dhe të dëgjoj për planet e ardhshme të qeverisë për ta menaxhu këtë situatë.

“Nuk mund të them se dola me një siguri të madhe se qeveria e din në çfarë drejtimi është duke shku dhe çfarë veprime duhet të ndërmarr për ta mbajtur situatën nën kontroll sepse në fund të fundit qëndrimi i gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe paqja”- tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se në takim ka shprehur qëndrimin e PDK se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë shtetësinë, sovranitetin në çdo centimetër.

“Sa i përket vazhdimësisë të ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore por edhe të mirëmbajtjes dhe rendit publik dhe të ofrimit të shërbimeve bazike qeveria duhet t`i ndërmarr veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-se qoftë përmes veprimeve tona në Kuvend apo çfarëdo mundësie që ne e kemi”- tha ai.

I pari i PDK-se tha se nuk mund të thotë se çka sot duhet të bëjë qeveria për ta sjell normalitetin, por shton se sot e kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget.

“Papjekuria dhe mungesa e koordinimit të duhur me aleatët kryesor të Kosovës duket se ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget”- u shpreh ai.

Krasniqi tha e gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e dialogut si dhe propozimin franko – gjerman.

Krerët opozitar janë takuar sot gjatë ditës me kryeministrin Kurti për të diskutuar për situatën në veri.

Krerët opozitar në zyre të Kurtit, takohen për situatën në veri