Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: Nuk kam blerë telefon zyrtar, ia kam kërkuar ish-ministrit dhe atë po e shfrytëzoj

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka blerë telefon të ri zyrtar, pasi thotë se e ka marrë në shfrytëzim atë që ka qenë duke e përdorur paraardhësi i tij.

“Nuk kam ble telefon të ri, herën e fundit kur kam qenë këtu kam thënë që do ta blej një telefon deri në 60 euro, nuk e kam ble. Kam kërku nga ish-ministri që ta kthejë atë që e ka pasë në shfrytëzim, dhe unë po e shfrytëzoj. Me dëshirë e ka kthy, nuk i di detajet”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Kallxo Pernime”.

Në një intervistë më 23 mars 2021, Krasniqi ishte pyetur se çfarë telefoni ka dhe se a do të investojë për një të ri, pasi mori drejtimin e Ministrisë.

Ai kishte thënë se në rast që do t’i duhet telefon i ri për numër zyrtar, do ta blejë vetëm deri në vlerë 60 euro.